Qyteti i Bulqizës shumë shpejt do të ketë një muze të ri. Lajmi është bërë me dije nga kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i cili njofton se muzeu do të jetë pasqyrë e vlerave dhe pasurive të qytetit.
“🎯𝐌𝐔𝐙𝐄𝐔 i ri do të jetë pasqyrë e vlerave dhe pasurive të Bulqizës, një peizazh gjithëpërfshirës i të gjitha zonave tona & një atraksion për turistët vendas e të huaj që na vizitojnë në çdo stinë të vitit. Punimet po vijojnë më së miri dhe së shpejti do të mblidhemi për inaugurimin e tij”, njofton ai.
Siç shihet dhe nga fotot, muzeu do të jetë një tunel me krom dhe në qendër të tij do të jetë një vagon i mbushur me këtë mineral, i cili identifikon dhe këtë qytet./btvnews.al