Ambasadorja Yuri Kim nuk do të jetë dhe për shumë kohë në Shqipëri. Kjo konfirmohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku në një njoftim në mediat sociale sqarohet se kanë nisur zyrtarisht procedurat për zëvendësimin e Kim.
Më tej në njoftim, ministria deklaron se për emrin e ri nuk mund të jepen komente pasi nuk e lejon procedura.
“Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, është ky njoftimi i MEPJ./btvnews.al
Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.
— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) December 8, 2022