Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katar, duke rikthyer edhe njëherë debatin për vdekjen e punëtorëve në këtë vend.
Ditën e sotme një punëtor nga Filipinet që po punonte në resortin ku ishte akomoduar kombëtarja e Arabisë Saudite ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë ngjarje nuk ka shumë detaje, pasi ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së këtij punëtori, por sërish ka pasur reagime të forta.
Për këtë ka zgjedhur të reagojë vetë CEO i Botërorit, Naser Al Khater, i cili e ka quajtur si diçka natyrale. Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare, ai ka thënë se vdekja mund të ndodhë dhe në gjumë, por dhe në punë.
“Vdekja është një pjesë e jetës. Mund të ndodhi kur ti arrin në punë ose kur je duke fjetur. Gjithsesi një punëtor vdiq dhe ngushëllimet tona janë me familjen e tij”, ishin fjalët e Al Khater./btvnews.al