E martë, 26 Nëntor, 2024

Arrestohet prokurori special në Mal të Zi, akuzohet për krimin e një organizate kriminale

Prokurori special i Malit të Zi, Sasha Çagjenoviç, është arrestuar këtë të premte me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Mediat në Malin e Zi raportojnë se ai akuzohet “për krijimin e për krijimin e një organizate kriminale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare“.

Nga prokuroria njoftohet se Çagjenoviç “në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare“.

Prokurori i arrestuar është i njohur për publikun malazez nga procesi gjyqësor, për të ashtuquajturin “grusht shteti”, që është mbajtur që nga viti 2017 në Gjykatën e Lartë në Podgoricë kundër një grupi prej 13 të pandehurish, mes të cilëve ishin udhëheqësit e Frontit Demokratik pro-rus, si dhe punonjës të sigurimit rus./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit