Bulqiza shumë shpejt do të ketë një shesh të ri. Lajmi është bërë me dije nga kreu i bashkisë, Lefter Alla, i cili bën me dije se ky shesh do të shërbejë për organizime të ndryshme dhe pasurim të jetës sociale.
“Më në fund, Bulqiza do të ketë një shesh qendror, të kuruar më së miri, që do të shërbejë për organizime nga më të ndryshmet në pasurimin e jetës sociale të qytetarëve tanë”, shkruan Alla në një postim në mediat sociale.
Po ashtu ai bën me dije se ky shesh i ri do të jetë pikë referimit për qytetin e Bulqizës.
“Bashkë me investimet përreth, Pallatin e Kulturës, muzeun e qytetit, pallatet me fasada të rikonstruktuara dhe mjediset publike të mirëmbajtura, ky shesh do të jetë pikë referimi për qytetin tonë”, shton ai./btvnews.al