Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës është gjetur një person i pajetë, në godinën e një subjekti privat.
Policia bën me dije se viktima është shtetasi Sh. B., 61 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.12.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al