E martë, 26 Nëntor, 2024

Granit Xhaka pas eliminimit të Zvicrës: Futbolli dhemb, rikthehemi më të fortë

Zvicra u eliminua nga Kupa e Botës në fazën 1/16. Helvetët kaluan me sukses fazën e grupeve, ndërsa dështuan më pas në sfidën ndaj Portugalisë. Futbollisti i zviceranëve, Granit Xhaka ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtetë për të ardhur keq që Kupa jonë e Botës përfundoi ashtu siç përfundoi. Por dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë turneut – kjo do të thotë vërtet shumë për ne. Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë” – Shkruajti ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit