E diel, 24 Nëntor, 2024

Priten reshje të dendura shiu, si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë pritet të vijojë jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak deri në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit reshje shiu në formë shtrëngatash ndërsa në zonën e jugut reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët.

Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriperëndimit hera-herës reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në  12-17m/s.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të jenë nga 4 deri 13°C, në zonat e ulëta 6 deri 21°C dhe në zonat bregdetare 12 deri 21°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit