E martë, 26 Nëntor, 2024

Shqipëria marrëveshje me BE kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka njoftuar këtë të premte se ka firmosur në Bruksel një marrëveshje me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johanson.

Ministri ka njoftuar se kjo marrëveshje ka të bëjë me luftën kundër  terrorizmit dhe ekstremizmit.

Me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johansson 𝐧𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐨𝐯𝐚 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐁𝐄-𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢 𝐊𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐓𝐞𝐫𝐫𝐨𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭. Ky dokument garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Europian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐪𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐧 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐨𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐬𝐡𝐞̈𝐦. Ne punojnë ngushtësisht me Bashkimin Europian për sigurinë e përbashkët të unionit dhe për ruajtjen e vlerave e parimeve themlore të BE-së”, njoftoi Çuçi.

Marrëveshja krijon një kuadër ligjor më solid e të përafruar me BE-në, por na mundëson gjithashtu të përmirësojmë kapacitetet tona për të përballuar kompleksitetin e çështjeve të sigurisë që lidhen me terrorizmin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit