E hënë, 25 Nëntor, 2024

Stresi nuk e harron Keisin: Pasi të dal nga Big Brother dua të bashkohem me të

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi është një nga banorët më të pëlqyer në Big Brother VIP Kosova.

Ai prej ditësh po ‘rrëfehet’ tek banorët e tjerë dhe ka thënë se dëshiron që të bashkohet me ish-bashkëshorten e tij, Keisi.

Shumica më kanë etiketuar Stresi është kështu, ama ky vend do të tregojë shumë për mua. Një, si një eksperiencë që vjen një herë në jetë dhe të tregoj kulturën dhe se si më kanë edukuar prindërit. Nuk jam ai që më kanë etiketuar shumë. Vij prej një familje të mirë dhe krenohem me nënën dhe babën që kam.

Arsyeja e dytë është që të njoh veten se kush jam dhe po mendoj që t’i jap shans vetes dhe me harruar disa gabime që kam bërë si dhe me shpresuar që pas BB të mund të bashkohem me ish-bashkëshorten time”, ishte kjo deklarata e reperit.

Por pas kësaj deklarate në mediat sociale ka reaguar dhe Keisi e cila shkruan “Njifeni edhe ju pak”./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit