Këshilltari i Departamentit Amerikan të shtetit, Derek Chollet, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë në datat 12 dhe 13 Dhjetor.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ai do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe liderë ë tjerë politikë për ë diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjes, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për ë avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
“Chollet do të udhëtojë në Prishtinë për ë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit, duke përfshirë përpjekjet e ShBA-së për ë avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlanike, duke përfshirë edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për ë arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin e DASH-it.
Pas Kosovës, Chollet do të vizitojë dhe Beogradin, por mësohet se do të shkojë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci e në fund në Belgjikë./btvnews.al