Vivien Thano është bërë pjesë e reality-show-t, “Big Brother Vip Kosova”.
Banorja duket se është bërë pjesë e lojës menjëherë, madje jo vetëm kaq. Duket se brenda shtëpisë ajo ia ka vendosur syrin edhe një djali, as më pak e as më shumë se Andi Artanit.
Sigurisht e gjitha kjo nga ajo çfarë shohim ne nga jashtë si publik. Mëngjesin e sotëm, akoma pa hapur sytë mirë ajo ka vrapuar në banjo, ku ndodhej Andi duke e puthur si fillim në shpinë. Më pas nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet e zgjatura me ish-konkurrentin e “Për’puthen”.
Fundja pse jo, nuk e gjetën dashurinë në emisionet respektive ku bënin pjesë, mbase e gjejnë në “Big Brother Vip Kosova”.
Kujtojmë që 5 dhjetori ishte edhe data kur startoi “Big Brother Vip Kosova”, pas muajsh lajmërimesh. Reality-shoë moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa në poltronët e opinionistëve qëndrojnë Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.
Ndërsa ndër banorët që janë bërë pjesë e shtëpisë janë: Reperët e njohur Getinjo dhe Stresi, Vivien Thano, Ana Kabashi, Andi Artani, Mc Beka, Edon Sheleku, Alisa dhe Urim, Shota Baraliu, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gresa Hoti, Lugati, Juliana Nura.