Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve.
Në një postim në mediat sociale, Alibeaj shkruan se PD është gati që ta zbatojë këtë vendim. Ai shton se shqiptarët kudo që janë kanë të drejtë të përcaktojnë qeverisjen që ata duan.
“Ne jemi gati menjëherë të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese! Shqiptarët kudo ku janë kanë të drejtë, por dhe përgjegjësi të përcaktojnë qeverisjen që ata duan!
Edi Rama mund t’i dëbojë nga vendi përkohësisht, por PD do të bëjë çdo gjë që Shqipëria të jetë vendi ku shqiptarët të duan të jetojnë dhe të kthehen”, është ky reagimi i Alibeajt./btvnews.al