Që prej vitit 2003, data 9 Dhjetor është vendosur të jetë Dita Botërore Kundër Korrupsionit. Më shumë se 100 përfaqësues shtetesh u mblodhën dhe nënshkruan Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Ndonëse në të gjithë botën i është shpallur luftë korrupsionit sidomos në administratën publike, qytetarët kanë perceptime të ndryshme, por një emërues të përbashkët: korrupsioni është prezent mes nesh.
Qytetarët e Peshkopisë, shprehen se ndalimi apo zvogëlimi i korrupsionit në vendin tonë është thuajse një mision i pamundur.
Pasojat e pranisë së korrupsionit janë të shumta dhe shkaktojnë humbje ekonomike, varfëri e pabarazi, mosfunksionim të institucioneve publike dhe private, pandëshkueshmëri ndaj krimit, drejtësi të pjesshme, populizëm, krim të organizuar, dhe konflikte që çojnë në humbjen e jetës së njerëzve./btvnews.al