Dietologia e njohur Blerina Bombaj ka zbuluar për ndjekësit e saj se jeton në shtëpi me mamanë dhe vjehrrën e saj.
Dicka e cila nuk është shumë e zakontë të ndodhë në vendin tonë por Blerina shprehet se ndihet me fat që ka mundësinë të jetojë me të dyja.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, dietologia ka publikuar një foto ku në njërën anë ka mamanë e saj dhe nga ana tjetër vjehrrën ku i dedikon dhe disa fjalë të ëmbla:
“Të jetosh me mamin dhe vjehrrën në një shtëpi është fat i madh për mua, e para se nuk jam ndarë nga mamaja ime asnjë sekondë dhe e dyta se femijët e mi janë të bekuar me dashurinë e dy nënave ❤️ I detyrohem gjithçka mamasë time që më ka bërë një njeri të orientuar drejt vlerave, por i detyrohem shumë edhe nëna Lules që më ka ndihmuar pa kushte dhe pa e prishur kurrë zemrën 🙏🏻.”