Ditën e sotme janë arrestuar tre shtetas pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Dyshohet se shtetasi E.P., 48 vjeç, banues në Dibër ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Gjithashtu është bërë i mundur arrestimi i 2 shtetasve nga Bulqiza pasi ato ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve te tyre.
Shtetasit P. E., 57 vjeç dhe M.R.,43 vjeç janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Bulqizës.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë Dibër:
Ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.P., 48 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaritin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. E., 57 vjeç; dhe M.R.,43 vjeç, banues në Bulqizë. Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /btvnews.al