Lotët e Neymar janë reflektimi më i qartë i dështimit të një kombi që e dashuron futbollin, mbi 200 milionë banorë prej 20 vitesh presin me ankth që yjet e tyre të shpërndarë kudo në botë të rikthejnë në Brazil trofeun e artë.
Që nga viti 2002, ku festonin në Korenë e Jugut dhe Japoni, Brazili njeh vetëm dështime, 5 eliminime radhazi, njëra më e rëndë se tjera, të gjitha me meritë, ku më i rëndi është pa diskutim dështimi në shtëpi në 2014, ku Gjermania i shkaktoi një termet 7 ballë.
Në çdo rast, Brazili është nxjerr jashtë gjithnjë nga një skuadër evropiane, Franca, Holanda, Gjermania, Belgjika dhe së fundmi Kroacia.
Neymar është simboli më i qartë i këtij zhgënjimi, ylli i ekipit që për të tretën herë radhazi largohet mes lotësh. Me shumë mundësi ky ishte shansi i tij i fundit, vështirë të mendosh se Neymar do të ketë një shans të katërt.
Të paktën, këtë herë Neymar largohet pasi shënoi një super gol duke barazuar një legjendë si Pele në kuotën e 77 golave me fanellën e Brazilit, golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave, së bashku me Pele