Louis van Gaal largohet nga Holanda pas eleminimit nga Botërori. Argjentina ka bërë që trajneri i Holandës të japë dorëheqjen disa orë pas përballjes në Katar, ku skuadra doli me barazim 2-2 nga minutat e rregullta, por u mund me penallti.
Nga 1 janari në krye të Holandës ulet Ronald Koeman.
Van Gaal zbuloi se ishte konsultuar për emërimin e pasardhësit të tij Koeman-it, duke i thënë më parë De Telegraaf: “Një vit më parë, unë isha i vetmi trajner në dispozicion që kishte përvojë, që tani vlen për Koeman. Ai do të ishte një pasardhës i mirë”.
Në prill, Van Gaal zbuloi se vuante nga një formë agresive e kancerit të prostatës, duke pranuar se ia kishte fshehur diagnozën e tij lojtarëve të skuadrës në një përpjekje për të mbajtur fokusin tek Kupa e Botës.