E hënë, 25 Nëntor, 2024

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Vendi ynë për ditën e sotme pritet të ndikohet nga një situatë e agravuar meteorologjik. Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të një qendre të thellë të presionit të ulët zhvilluar në Oqeanin Atlantik drejt rajonit të Ballkanit.

Kjo qendër e presionit të ulët (front atmosferik) pritet të shoqërohet me masa ajri tepër të lagështa dhe vlera të ulëta të presionit.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak në këtë mënyrë për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Pas orëve të mesditës reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të territorit në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit