E diel, 24 Nëntor, 2024

32-vjetori i PD, Alibeaj: Kjo forcë politike ka si qëllim kthimin e Shqipërisë më fytyrë nga perëndimi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ka zhvilluar një aktivitet për të kujtuar këtë datë.

Në këtë takim, Alibeaj tha se kjo forcë politike do mbetet partia e vlerave anti-komuniste. Sipas tij PD këto 32 vjet në pushtet dhe opozitë, ka pasur si qëllim kthimin e Shqipërisë me fytyrë nga perëndimi.

Deputeti i PD shtoi se kjo forcë politike futi Shqipërinë në NATO dhe liberalizoi vizat për shqiptarët dhe sipas tij çdo kush që tradhton këtë identitet të Partisë Demokratike, nuk është më pjesë e historisë së kësaj partie, por pjesë e tradhtisë ndaj saj.

REAGIMI I PLOTË I ALIBEAJT

Të nderuar, zonja e zoterinj,

Te nderuar anetarë të kryesisë, të Këshillit Kombëtar, drejtues të degëve, miq e të ftuar,

Së pari dua të falenderoj secilin prej jush dhe të gjithëkënd që ju përfaqësoni, e që është bashkë ju sot në këtë kremtim të 32 të Partisë Demokratike. Përgjegjësia dhe emocioni, i kësaj date të shënuar jo vetëm për demokratët por për gjithë shqiptarët, mbetet për mua, besoj edhe për ju, po i njëjti si 32 vite më parë. Pavarësisht kësaj, momentë të tilla imponojnë natyrshëm edhe reflektim të thellë, jo vetëm për PD por për gjithë shoqërinë shqiptare. E sot, reflektimin mund ta bëjmë më ftohtë, më qartë e më objektivisht.

Partia Demokratike Shqipërisë lindi si një nevojë e shqiptarëve për t’iu rikthyer identitetit të tyre perëndimor pas pesëdhjete vjet izolimi dhe aleancash me Jugosllavinë, Rusinë dhe Kinën.  Krijimi i Partisë Demokratikë dhe shpallja e pluralizmit në Shqipëri, i dha fund eksperimentit më të dëmshëm dhe të rrezikshëm në historinë e Shqipërisë duke e kthye Shqipërinë me fytyrë nga Evropa dhe duke krijuar një standard të ri të sigurisë së saj kombëtare që mbështetet tek aleanca me Perëndimin.

Nga gjithë ato që ka bërë Partia Demokratike këto 32 vjet në pushtet dhe opozitë, kthimi i Shqipërisë me fytyrë nga perëndimi ngelet kontributi i saj madhor në histori.

Ajo është parti e shqiptarëve që e duan Shqipërinë si Evropa , partia që ftoi në Shqipëri Sekretarin e Shtetit James Bejker në muajin e gjashtë të jetës së saj dhe ajo që i hapi dyert Shqipërisë në Uashington dhe Bruksel.

Ajo është partia që futi Shqipërinë në NATO dhe liberalizoi vizat për shqiptarët.

Cdo kush që tradhton këtë identitet të Partisë Demokratike, nuk është më pjesë e historisë së kësaj partie, por pjesë e tradhtisë ndaj saj.  Cdo përpjekje për të vendosur interesa personale mbi PD, të cilat deformojnë identitetin e PD duke e kthyer atë nga një institucion i Perëndimit në Shqipëri , në një repart të sulmeve ndaj  Perëndimit, është një përpjekje për të fshirë identitetin e saj politik, dhe për të zëvendësuar atë me imazhin dhe misionin e Partisë së Punës në vitin 1990.

Ne jemi këtu sot, jo vetëm dëshmitarë por misionarë të mbrojtjes së këtij identiteti politik të PD.   Ne jemi sot këtu, për tu thënë shqiptarëve që duan Perëndimin se askush nuk do të guxoj të shkel mbi ëndrrën gjysmëshekullore të shqiptarëve për të hequr nga shpina njerëzit që luftonin Perëndimin në Shqipëri.  Ne jemi sot këtu jo thjesht si shifra dhe numra për pushtet, por si misionarë të arsyeve përse lindi kjo parti.

Së dyti, misioni i madh i Partisë Demokratike ishte ai i dhënies fund në Shqipëri të pushtetit absolut të numrit 1 të Partisë.  Partia Demokratike nuk lindi vetëm si shpresë për të demokratizuar Shqipërinë por dhe si shpresë për të demokratizuar politikën. Nuk ishte rastësi që ajo sulmoi qysh në muajt e parë të themelit të saj Enver Hoxhën si simbol i pushtetit 50 vjecar në Shqipëri dhe si lider absolut i Partisë së Punës. Historia dhe metamoprfoza që ajo ka pësuar, mund të shihet sot nga ky moment qartësie dhe reflektimi të kthjellët që mund ta bëjmë sot. Ajo cka po ndodh me PD këto 1 vit e gjysmë, nuk eshte gje tjeter vecse ngritja krye e ringjalleje e kesaj simptome te vjeter e mbetur në letargji përgjatë kohës por asnjëherë e zhdukur packa se dukej e mendonim se e kishim lënë pas

Misioni i atëhershëm mbetet pra edhe sot po aq aktual, të mos lejojmë më që PD të ringjall simptomat e vjetra të liderit absolut, që ikën nga pushteti kur ikën fizikisht nga kjo jetë. Ka qenë dhe mbetet mision i PD, është detyrë jona ndaj shqiptarëve, të dëshmojmë se nuk i gënjyem në vitin 1990 kur u thamë se në Shqipëri nuk do ketë më politikan të përjetshëm ne krye te partive, shtetit dhe pushtetit, por ideale e vlera morale politike, buruar prej demokracisë. Asaj demokracie të perëndimit nga u orientua busulla e PD.

Së treti dhe më e rendësishëm moment reflektimi për PD është të rigjejë vlerën thelbësore të saj: të injektojë në shoqëri e t’u imponojë dhe kundërshtarëve standardet e Perëndimit në Shqipëri, duke imponuar kështu edhe demokratizmin e tyre. Demokracia si një sistem bazuar në rotacion, do duhet të kishtë lënë pas pikat e vdekjes, të kishte mbërritur në faza të parikthyeshme të saj, në mënyrë që edhe pasardhësit e e mbartësit e mendësisë komuniste, të mos kishin mundësi e hapësirë, shkak apo model të ringjallnin hijet e së djeshmes, e të mos kalëronin revanshizmin politik e bashkë me të të mos sillen si pushtet absolut. Te ishim pra mishërim absolut i pluralizmit në Shqipëri, në vlera, në metodë, në qasje, në orintim e në përkatësi. Të ishim ne baza dhe mbeshtja e perëndimit, mbartës dhe përcues. Në qeverisje apo edhe opozitë qoftë. Mesa duket nuk ia kemi arritur. Mjafton të shihet se cfarë regjimi është instaluar në Shqipëri sot e gjithë ditën. Përballë nesh është një pushtet që i ka të qarta shenjat e pushtetit absolut dhe mungesës së lirisë politike brenda tyre. Pinjollë të diktaturës, mbartës të paskrupplt të trashgimisë më të zezë diktatoriale. Gjithcka, njëjtë si dikur, me ndryshimin e vetëm se është e shpalosur nën një tis modern e hipokrit të demokracise false e fasade, kur edhe liritë e ngulmuara nga shqiptarët si rrëzimi i murit të izolimit po keqpërdoret më synimin diabolik të shpopullimit e zbarzjes së vendit në ritme më të frikshme se eksodi post diktaturë. E pra, ka qenë mision dhe detyrim i Partisë Demokratike që shembi diktaturën dhe themeloi pluralizmin në Shqipëri që të mbrojë Shqipërinë nga armiqtë e demokracisë dhe qeverisjes së keqe, duke u imponuara atyre zgjedhje të lira, standarde perëndimore, betejë kundër korrupsionit dhe ruajtjen e orientimit perëndimor të Shqipërisë si një detyrim kombëtar. Vetëm duke e parë veten tonë në lartësinë e misionit fillestar të saj, do të kuptojmë e shquajmë më mirë historinë 32 vjecarë të Shqipërisë dhe cka kërkohët ende prej nesh.

Keto jane arsyet se përse PD misionin e saj e ka akoma gjallë dhe më të fortë se më parë. Vendi po kalon momente të vështira. Bjerrja e besimit te demokracia, thërrmimi i shtetit të së drejtës, përhapja e psikozës së dhunës, humbja e shpresës, shpopullimi si në dimensionet e 1990, dhe të gjitha këto ndodhin nën sulmin e një batice të autoritarizmit të kohëve moderne, janë arsye të forta për ta rigjetur veten. Ky është moment historik që kërkon idealizmin dhe moralitetin e para 32 viteve. Është e vetmja rrugë, që PD të penetrojë në shoqërinë shqiptare, e të ribëhet edhe njëherë virale dhe joshëse si dikur. Regjimet nuk i rrëzojnë partitë, por i rrëzojnë vlerat politike. Regjimet nuk rrëzohen mbi interesa e kalkulime elektorale por për vlera morale.

Gezuar 11 dhjetorin! Zoti bekoftë PD dhe Shqipërinë!/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit