Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar demokratët për 32-vjetorin e krijimit të partisë. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se PD ka lindur evropiane dhe do të mbetet evropiane.
Po ashtu ai shton se PD ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë shpresa e tyre.
“Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë.
Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!”, është ky urimi i Lulzim Bashës./btvnews.al