Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar të gjithë demokratët për 32-vjetorin e themelimit të PD.
Në një postim në mediat sociale, Berisha shkruan se 32-vjetori i PD është njëherazi dhe festë për pluralizmin politik në vend.
“Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike! Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, shkruan Berisha./btvnews.al