E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Duhet të kujdeseni për shëndetin dhe financat, mësoni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

DASHI– Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme. Në punë do jeni këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur atje ku dëshironi. Mund të lodheni disi, por do arrini atje ku doni.

DEMI– Për sa i përket shëndetit do keni disa probleme me gjumin. Merrni masat e duhura, por mos e teproni me medikamentet. Pini një gotë çaj kamomili para se te shtriheni për të fjetur. Kujdes, në punë disa kolegë ziliqarë do kërkojnë t’iu zënë vendin.

BINJAKËT– Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë dhe herë do lerë për të dëshiruar. Mundohuni të konsumoni nga të gjitha llojet e ushqimeve. Në pune vërtet do lodheni pak, por arritjet do ju bëjnë krenarë për veten.

GAFORRJA– Buxheti mund të mbahet i qëndrueshëm vetëm falë ndihmës së të afërmve sepse ju nuk do arrini dot t’i vini fre vetes. Shëndeti nuk do jetë shumë problematik, por nuk do ndiheni as shumë të qetë.

LUANI– Për sa i përket shëndetit nuk do keni për çfarë te ankoheni pasi do jeni në formë shumë të mirë. Në punë duhet të jeni realiste dhe me këmbë në tokë nëse doni të merrni një drejtim të ri. Do merrni një vendim të rëndësishëm.

VIRGJËRESHA– Rezistenca juaj fizike do jetë e jashtëzakonshme dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Mundohuni të mos stresoheni. Në punë do keni shumë fat dhe çdo objektiv do e arrini pa shumë mundim.

PESHORJA– Në disa momente mund të ndihmoni edhe të afërmit. Shëndeti nuk ka për të qenë aspak i keq, duhet thjesht të përkujdeseni pak më tepër për kilogramët e tepërt. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi.

AKREPI– Pranojeni ndihmën që do iu japin familjaret. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Herë pas here mund të përballeni edhe me shqetësime, dhimbje muskujsh apo dhimbje stomaku. Për punën do jetë periudhë e lavdishme.

SHIGJETARI– Në planin financiar do jeni të shpërqendruar sepse situata do jetë goxha e turbullt. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Në punë do jeni goxha serioze dhe të zotët. Do arrini atje ku dëshironi.

BRICJAPI– Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu që bëni kujdes me të gjitha shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë më tepër përkujdes..

UJORI– Në planin financiar nuk pritet të keni as problemin më të vogël pasi së fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri të ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin.

PESHQIT– Të gjithë duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume Lek dhe të bëni pak ekonomi. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me rëndësi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit