Futbolli shqiptar është rikthyer. Sot janë luajtur ndeshjet e Kategorisë së Parë, ku spikati derbi i qarkut të Dibrës.
Korabi është përballur mesditën e kësaj të diele me Burrelin. Ndeshja është mbyllur në barazim 1 me 1, ku golat u shënuan nga Albers Keko në minutën e 37 për Korabin, por minutën e 54 rezultati u barazua nga Florenc Ferruku.
Pas këtij barazimi, Korabi shkëputet nga vendet e para pasi tashmë e shikon veten në vendin e 5 me 18 pikë, 6 më pak se Dinamo që kryeson.
Nga ana tjetër Burreli ndodhet në vendin e 10 me 11 pikë dhe rrezikon që të bjerë nga kategoria./btvnews.al