E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nuk deklaroi 20 mijë Paund në kufi, procedohet 32-vjeçari dhe i sekuestrohen paratë

Policia Kufitare në Kukës ka sekuestruar këtë të diel një sasi të konsiderueshme parash. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se ka sekuestruar 20 000 Paund dhe është proceduar penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi.

Më tej sqarohet se paratë u gjetën në kroskotin e automjetit me të cilin po lëvizje shtetasi A. H. nga Prishtina, i cili  do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I PLOTË NGA POLICI

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për goditjen e veprimtarive kriminale. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.  Sekuestrohen 20 000 paund, procedohet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë. 

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në kroskotin e automjetit së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 20 000 paund, të padeklaruara nga 32-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit