Vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë dhe probleme me përmbytjet dhe me bllokimin e rrugëve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim në mediat sociale bën me dije se në disa akse ka pasur rënie gurësh.
ARRSH u bën apel shoferëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe të jenë të kujdesshëm në akset problematike.
“Gjatë natës reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet në të gjithë vendin duke sjellë rënie gurësh, materiali, pemë në segmentin Ura e Leklit-Këlcyrë, të cilat janë hequr menjëherë.
Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren pa ndërprerje duke bërë pastrimin e trupit të rrugës. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH./btvneës.al