Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar këtë të diel lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Në një postim në mediat sociale, Borrel ka kërkuar që barrikadat e ngritura në veri të Kosovës të largohen menjëherë. Ai shton se BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it në Kosovë.
“Bashkimi Europian nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX në Kosovë apo aktet e dhunshme kriminale në veri. Barrikadat e vendosura nga grupet e serbëve të Kosovës duhet të hiqen menjëherë. Duhet të rikthehet qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Borrell.
#EU will not tolerate attacks on @EULEXKosovo or use of violent, criminal acts in the north. Barricades must be removed immediately by groups of Kosovo Serbs. Calm must be restored. EULEX will continue to coordinate w/Kosovo authorities & KFOR.
All actors must avoid escalation.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 11, 2022
Prej disa ditësh situata në veri të Kosovës është shumë e tensionuar dhe forcat e policisë janë sulmuar nga grupet e armatosura serbe./btvnews.al