E diel, 24 Nëntor, 2024

Tensionet në veri tonet në veri të Kosovës, Rama: Sulmet ndaj EULEX janë të dënueshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës si dhe sulmin ndaj forcave të policisë dhe EULEX-it.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë thotë se rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu që komplikon më tej çdo gjë.

Sulmet mbi EULEX janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!

Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!

Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor. BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut”, shkruan Rama në mediat sociale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit