Banorët e fshatit Kërçisht i Sipërm kanë kundërshtuar ndërtimin e ujësjellësit për Maqellarën, projekt ky i Bashkisë Dibër. Banorët ankohen se Bashkia nuk ka arritur një marrëveshje me ta, pasi ujin që kërkon t’ia çojë Maqellarës e përdorin për vaditje.
Po ashtu banorët kërkojnë që bashkia të tërhiqet nga projekti për marrjen e ujit pasi në 30 vjet bashkia nuk ka bërë asnjë investim.
Projekti i Bashkisë Dibër synon të furnizojë 15 mijë banorë të zonës së Maqellarës. Por ky projekt po kundërshtohet me forcë nga banorët e Kërçishtit të Sipërm, fshat i cili prej vitit 2018 është përzgjedhur nga qeveria shqiptare si një nga 100 fshatrat turistik të vendit tonë./btvnews.al