Dhjetëra qytetarë e të rinj dibranë u bënë pjesë e aktivitetit 3 – ditor “Hackathon – Dibra is burning”, dedikuar formave të artit, që sjellin ndryshime në shoqëri.
Këtë aktivitet e ndoqi gazetari ynë Enver Doçi, i cili sqaron se ne fokus të këtyre aktiviteteve ishin filmat e shkurtër, podcast-et, tregimi i historive apo piktura, që i shikonin të drejtat e njeriut në të gjitha dimensionet.
Ola Mitre, drejtore ekzekutive e All Green Centre tregon në detaje mbi këtë aktivitet të veçantë, te realizur në kuadër të projektit “Artivist Stafetë – Cikli i Dibrës”, që financohet nga Master Peace, me fonde të Bashkimit Evropian.
Datat për zhvillimin e këtij aktiviteti u zgjodhën jo pa qëllim, duke u finalizuar në 10 dhjetor që shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut./btvnews.al