E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Vranësira dhe rreshje shiu, si parashikohet moti për këtë të diel

Moti i vranët vijon edhe ditën sotme por pas orëve të mesditës ato humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore.

Gjithashtu duhet theksuar se pritet edhe erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare në tokë 3-9m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era arrinë shpejtësitë deri në 15-20m/s duke u shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 4-7 ballë.

Megjithatë duhet marë në konsideratë se këto janë projeksionet e fundit të hartave meteorologjike. Duke qenë se situata është dinamike mund të ketë ndryshime të mëtejshme cka do të meret në analizë në projeksionet e tjera në orët në vijim. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit