Një biznesi në Tiranë i është vendosur lëndë plasëse dhe i është hapur me forcë dera kryesore. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jusuf Vrioni”.
Autoritetet sqarojnë se dyqani është në pronësi të shtetasit A. C. Dhe mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.
NJOFTIMI I POLICISË TIRANË
Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës./btvnews.al