E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Spanjë 37-vjeçari dhe ekstradohet në Shqipëri

Një 37-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Spanjë dhe është ekstraduar në Shqipëri.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se 37-vjeçari me iniciale E. K., akuzohen për ngjarjen e ndodhur në Gusht të vitit 2017 në Shijak. Po sipas autoriteteve, ky personë në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.

NJOFTIMI I POLICISË

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 37-vjeçari. Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi E. K., 37 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Shtetasi E. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.  Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit