Kjo është 83 vjeçarja Farie Lusha nga fshati Gjoricë e Poshtme në Bulqizë.
E moshuara jeton e vetme në një banesë jo të sigurtë.Kjo pasi çatia është e dëmtuar dhe uji i shiut hyn brenda.
Nënë Faria thotë se është e pafuqishme që ta rregullojë çatinë pasi pensioni prej 10 mijë lekësh nuk i mjafton as për të paguar faturën e energjisë elektrike dhe medikamentet mjekësore.
E moshuara thotë se ska asnjë njeri në banesë dhe se të vetmet që e ndihmojnë janë vajzat. Ajo shprehet se shoqërinë e vetme e ka shkopin me të cilin mbahet të mos rrëzohet.
83 vjeçarja Farie Lusha apelon për ndihmë për të gjitha institucionet shtetërore e organizatat jofitimprurëse.
Ajo shprehet se kërkon që jetën e saj ta mbyllë në banesën ku jeton aktualisht.
Nëse nuk ndërhryhet, banesa njëkatëshe e Farie Lushës, rrezikon të dëmtohet akoma më shumë nga reshjet e shirave apo dëborës gjatë stinës së dimrit. /btvnews.al