Gjatë ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 10 deri 15 °C, në vendet e ulëta nga 11 deri 14 °C, në vendet malore nga 5 deri në 9 °C
Ndërkohë për sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Po ashtu Institutti i Gjeoshkencave nuk jep ndonjë alarm për përmbytje, pasi reshjet nuk do të kenë intensitet të lartë./btvnews.al