E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Enver Hoxha po rrotullohet në varr”, mesazhi i fortë i Kim: S’është koha për t’u kthyer pas

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një aktivitet të KLGJ ka folur për Reformën në Drejtësi dhe sipas saj po bëhen hapa para, por shtoi se nuk duhet për asnjë moment që kjo të ndryshojë.

Kim u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për gjyqtarë të drejtë dhe se SHBA-të mbështesin Shqipërinë drejt progresit.

Diplomatja në fjalën e saj ka përmendur dhe diktatorin Enver Hoxha dhe tha se ai po rrotullohet në varr.

Duhet të ketë drejtësi. Biznesmenët, duhet të dinë që kur të vijnë të blejnë pronat dhe kur të shkojnë në gjykatë duhet të dinë që gjykatësi do të vendosë në përputhje me ligjin. Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori.

E kishit menduar këtë në ‘91 në ’97 apo gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Ai madje po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që duan SHBA-të dhe për këtë arsye vazhdojmë të besojmë dhe duam drejtësi.

Do të kishin dashur që ne të kishim qenë të heshtur, por ne jemi miqtë tuaj dhe duam që ju të jeni të fuqishëm, të pasur të aftë, partnerët tanë. Një vend që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë”, tha ndër të tjera Yuri Kim./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit