Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka njoftuar këtë të martë se do të qëndrojë pak më gjatë në Shqipëri edhe pse i mbaron mandati në Janar.
Në një deklaratë në një aktivitet te Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kim i bëri thirrje drejtësisë të vijojë punën e saj pa ndikime dhe se SHBA do vijojë të mbështesë Refromën në Drejtësi.
“Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kjo është ajo që kam mësuar gjatë këtyre 3 viteve të mia këtu, që ka një sfidë të madhe këtu, kjo nuk ndodh sepse Shqipëria është unike, është në mënyrë unikale e keqe, në mënyrë unikale e korruptuar, jo.
Por ka histori këtu dhe duhet të ndiejmë empati dhe respekt për historinë nëpër të cilën ka kaluar ky vend, për përvojën e popullit shqiptar. Dhe gjithashtu sfidat me të cilat ku vend përballet. Ky është një vend i vogël, të gjithë njohin të gjithë të tjerët”, deklaroi ambasadorja amerikane./btvnews.al