Argjentina do të përballet me Kroacinë në orën 20:00 në stadiumin “Lusail”. Kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë e Botërorit që po zhvillohet në Katar dhe dy skuadrat do të kërkojnë një vend për në finalen e 18 Dhjetorit.
Të motivuara në maksimum dhe me plot yje në organikën e tyre, dy kombëtaret do të përballen sot për të dhuruar spektakël, për 90 minuta ose dhe më shumë, pasi të dyja na kanë treguar se nuk kanë frikë as nga shtesat e sa nga penalltitë.
Por si kanë mbërritur këto dy skuadra deri në fazën gjysmëfinale?
Argjentina që drejtohet nga Lionel Scaloni shorti në fazën e grupeve e përballi me Arabinë Saudite, ndeshje të cilën e humbën me rezultatin 2 me 1. Por më pas arritën që të fitonin me Meksikën dhe Poloninë me rezultatin identik 2 me 0.
Në fazën e 1/16 eliminuan Australinë pas fitores 2 me 1, ndërsa në fazën e 1/8 arritën që të kualifikoheshin vetëm pas gjuajtjeve të penalltive pasi për 120 minuta lojë rezultati përfundoi 2 me 2 kundër Holandës.
Nga ana tjetër Kroacia në grup ishte me Marokun, Kanadanë dhe Belgjikën. Vetëm kundër Kanadasë ballkanasit arritën që të shënonin dhe fituan me rezultatin 4 me 1, ndërsa dy ndeshjet e tjera i mbyllën në barazim 0 me 0.
Në fazën e 1/16 Kroacia eliminoi Japoninë pas gjuajtjes së 11-metërshave, të njëjtën gjë bëri dhe kundër Brazilit në fazën e 1/8./btvnews.al