Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar këtë të martë se Kosova do të dorëzojë aplikimin për në Bashkimin Evropian brenda kësaj jave.
Nga mbledhja e qeverisë, Kurti tha se ka ardhur koha që statusi potencial për kandidat të kthehet zyrtarisht në kandidat për anëtarësim.
“Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë.
Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, është një kjo një pjesë e deklaratës së Kurtit./btvnews.al