E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Mos përshkallëzoni konfliktin”, shefi i NATO-s flet për tensionet në Kosovë: Ne jemi gati

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka komentuar sot situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Në një intervistë për France 24, Stoltenberg tha se të dyja palët të përmbahen dhe të mos përshkallëzojnë situatën me provokime.

Po ashtu ai ka bërë me dije se NATO është në gatishmëri, si dhe se po bashkëpunojnë ngushtë me BE-në.

NATO është shumë e fokusuar në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar në ndalimin e dy luftërave etnike. Fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë. Natyrisht, ne jemi ende të pranishëm atje, forcat e KFOR-it numërojnë më shumë se 4000 ushtarë dhe ata luajnë një rol kyç në stabilizimin e situatës.

Forcat tona janë të afta, të gatshme, por edhe në gatishmëri. Ata po monitorojnë situatën me vëmendje të madhe. NATO dhe BE bashkëpunojnë shumë ngushtë dhe mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi shtesë dhe retorika provokuese. U bëj thirrje atyre. për të lehtësuar tensionet në Kosovë”, u shpreh Stoltenberg.

Lidhur me tensionet në veri ka pasur reagime dhe nga SHBA dhe Britania e Madhe, që i kanë kërkuar Serbisë që t’u kërkojë serbëve në Kosovë të heqin barrikadat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit