Një debat ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku shkak është bërë veshja e ‘papërshtatshme’ e disa prej banoreve të shtëpisë.
Debati nisi kur një prej banoreve, Xhuli solli në vëmendje kritikën e Stresit ndaj saj, i cili i kishte thënë se vishej shumë ekstravagante.
“Jam pak e befasuar nga Stresi. Por s’ka gjë se ma ka thënë edhe në sy. Kështu rri edhe në shtëpinë time, prandaj rri edhe këtu. Në qoftë se unë ndjehem mirë me veten time, nuk kam nevojë për përmirësime”, u shpreh ajo.
Më pas në diskutim ndërhyri dhe Shota Baraliu, e cila kritikoi vajzat e shtëpisë duke thënë se ato nuk veshin të brendshme dhe sipas saj kjo gjë i bën meshkujt të ndihen shumë në siklet.
“Ne jemi në mesin e kamerave 24 orë. Nuk po më pëlqen shumë herë veshja e brendshme e femrave, pa sytjena. Del para meje më tregon muhabet serioz dhe shihet komplet, unë nuk mund t’i kthej përgjigje. Nuk është etike. Nuk mundem që t’iu përzihem. Nuk po më duket mirë mua si femër. Duken aq keq, unë si femër ndihem keq. Imagjino meshkujt se si ndihen”, u shpreh Shota.
Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Ana Kabashit, e cila e revoltuar u shpreh se nëpër botë po luftohet për të pasur barazi gjinore dhe se ajo ka dëshirë që të mos veshë reçipeta.
“E gjithë bota po lufton për të pasur barazi. Çfarë po flet ti ne duhet të mbrohemi prej meshkujve për këtë koment, e ti femër je. Nuk dua të vesh sytjena. Nëse mua më pengojnë sytjenat nuk dua që t’i vesh. A mund t’i përmendi. A bën që të flas. Rri me djem. Mos na shiko”, u shpreh e revoltuar këngëtarja./btvnews.al