E enjte, 28 Nëntor, 2024

Përplasje mes Ramës dhe Kim? Kryeministri thyen heshtjen: “Me SHBA kemi një marrëdhënie të veçantë”.

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët, lidhur me njoftimin e bërë nga Ministria e Jashtme pak ditë më parë për nisjen e procedurave për zëvendësimin e Ambasadores Yuri Kim.

I pyetur se përse kjo ministri ka bërë një deklaratë të tillë, Rama tha se nuk është thyer etika, ndërsa shtoi se është komentuar vetëm për ambasadoren e SHBA, pasi sipas tij, “me SHBA kemi një marrëdhënie të veçantë”.

“Nuk është thyer asnjë etike dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë nga Ministria e Jashtme, e ka nisur Departamenti i Shtetit jo ne”, u shpreh Rama.

Por pse ky njoftim është bërë vetëm për ambasadoren e Amerikës?

“Sepse Amerikën e kemi të veçantë nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët”, u përgjigj Rama.

I pyetur nëse mes tyre ka një krisje të marrëdhënieve, Rama tha: “Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë nëse mund ta përdorim me metaforë, dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit