DASHI– Gjatë kësaj dite zemra juaj do jetë e qetë. Partneri do iu qëndrojë pranë gjate gjithë kohës dhe do iu bëjë të ndiheni më së miri. Nga ana tjetër, ne mesditë mund t’iu përgatisë një surprizë të këndshme. Takimet për beqaret nuk do mungojnë.
DEMI– Për pjesën më të madhe të të dashuruarve nuk priten probleme sot. Do flisni hapur dhe nuk do e gënjeni për asgjë atë që keni në krah. Vazhdoni në këtë rruge. Beqarët do jenë joshës dhe të vendosur ta bëjnë për vete personin që do iu pëlqejë.
BINJAKËT– Do e keni shumë të vështirë gjatë kësaj dite t’iu rezistoni aventurave kalimtare edhe pse e dini se nga kjo mund ta humbni atë që keni në krah. Debatet me partnerin do jenë të shumta.
GAFORRJA- Ditë e bukur dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja për të dashuruarit. Do shpreheni hapur dhe do ndiheni më së miri. Beqarët do kenë më shumë besim tek vetja dhe do përfitojnë nga të gjitha ftesat që do iu bëhen për të dalë nëpër takime.
LUANI– Partneri me të drejtë do iu kritikojë gjatë kësaj dite për mungesë të përgjegjësisë në çift. Mundohuni të ndryshoni sa më shpejt sepse ka rrezik ta humbni atë. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë dhe mos shpenzoni kuturu.
VIRGJËRESHA– Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj ne çift. Do bëni shume lëshime ndaj atij që keni në krah dhe do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarët ka shumë mundësi të kenë dashuri me shikim të parë.
PESHORJA– Për çiftet do jetë një ditë e qetë dhe pa asgjë të veçantë. Mosmarrëveshje nuk do ketë, por mundohuni ta mbani pak zgjuar dëshirën seksuale. Beqarët do e kenë shumë të lehtë gjatë kësaj dite të bien në dashuri.
AKREPI- Do debatoni me partnerin për një temë të caktuar gjatë kësaj dite, por në asnjë moment atmosfera nuk do elektrizohet. Shumë shpejt do e gjeni një zgjidhje. Me financat do keni probleme kështu që ulni shpenzimet.
SHIGJETARI– Bëni çfarë të mundni gjatë kësaj dite që ta largoni rutinën nga jeta në çift sepse po kaloi ende kohë do keni vështirësi. Venusi do iu ndihmojë, por jeni ju që duhet të përpiqeni më tepër.
BRICJAPI– Duke u marrë me çështjet profesionale do e lini shumë pas dore jetën tuaj në çift dhe kjo do e mërzite pa masë partnerin. Në planin financiar nuk do keni as shqetësimin me të vogël.
UJORI– Bashkëpunim, sensualitet dhe pasion në jetën tuaj ne çift. Pritet një ditë shumë e mirë vetëm se duhet të bëni pak kujdes me impulsivitetin. Financat do jenë të paketa sot dhe do iu duhet të merrni disa para hua.
PESHQIT– Ditë pa probleme kjo e sotmja për sektorin e dashurisë në çift. Do i lini pas vështirësitë që keni pasur dhe do mendoni për një te ardhme te ndritur. Në planin financiar duhet të bëni një riorganizim të situatës./btvnews.al