Një 31-vjeçar shqiptar në Itali është vënë në prangat e policisë, pasi nën efektin e alkoolit, ai fillimisht theu xhamin e përparmë të makinës së një zonje shtatëzënë që kishte tre fëmijë në makinë me vete, sepse ajo nuk kishte vënë sinjalin e kthesës për të sinjalizuar ndryshimin e drejtimit.
Më pas ai ka rrahur partneren e tij përballë karabinierëve, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Por ai nuk e ka lënë me kaq, duke sulmuar edhe karabinierët, të cilët më pas e kanë vënë në pranga.
Ngjarja ka ndodhur në Kajro Montenotte në provincën e Savonës dhe shqiptari akuzohet për “dëmtim”, “rrahje” dhe “rezistencë ndaj një zyrtari publik”.
I proceduar me shpejtësi në gjykatën e Savonës, pasi kaloi natën në dhomën e sigurisë së komandës krahinore të Armës, ai i kërkoi falje gruas së tij, gruas së cilës i kishte shkatërruar xhamin e përparmë të makinës, duke premtuar se do të shlyente dëmet dhe më pas u kërkoi falje edhe karabinierëve që kishte tentuar t’i sulmonte.