E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg ish-truproja i Saimir Tahirit

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Hekuran Marku, është dënuar me 8 vite e 8 muaj burg nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar.

Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por gjykata rriti me një vit dënimin, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Tashmë ish-truproja e Tahirit do të vuajë 8 vite e 8 muaj burgim. Marku akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Hekuran Marku akuzohet se ka bashkëpunuar me truprojën tjetër të Tahirit, Augustin Dedën, por për këtë të fundit po zvarriten procedurat e ekstradimit dhe ende nuk është marrë një vendim për të./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit