E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dibër: Sekuestrohet një sasi lënde narkotike canabis sativa, procedohet një 22-vjeçar

Ditën e sotme është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë një kontrolli në ambjentet e një bilardoje në përdorim të 22-vjecarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike canabis sativa, letra bixhozi dhe çipsa që përdoren për lojëra fati.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 22 vjeç, banues në Dibër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një subjekti (bilardo), në përdorim nga 22-vjeçari, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike canabis sativa, letra bixhozi dhe çipsa që përdoren për lojëra fati.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit