E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dibër: Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 29-vjeçari

Ditën e sotme është arrestuar një 29-vjeçar nga qyteti i Dibrës pasi, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

E. Sh., 29 vjeç, banues në Dibër, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjetin e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër

Njoftimi i Policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Dibër, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjetin e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit