DASHI– Dita e sotme do jetë mjaft euforike për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni më së miri pranë partnerit dhe nuk do keni nevojë për ndryshime te tjera. Buxhetin duhet ta riorganizoni sa më mirë në mënyrë që gjendja të mos ketë probleme e vështirësi.
DEMI– Do jeni shumë kërkues me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo mund ta nxehë herë pas here atmosferën në jetën tuaj në çift. Gjendja e financave për fatin e mirë nuk do jetë e keqe, kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël.
BINJAKËT– Ata që kanë pasur probleme në çift do pajtohen me partnerin e tyre dhe do ndihen më të qetë se më parë. Mbrëmja ka për të qenë edhe më e bukur. Problemet financiare duhet t’i rregulloni sa më parë, pasi me kalimin e kohës situata vetëm sa ndërlikohet me tepër.
GAFORRJA– Sot partneri juaj do jetë më me fat pasi do i përkushtoheni me mish e me shpirt në çdo moment. Marrëdhënia mes jush do jetë e adhurueshme nga të gjithë. Vetëm kështu do mund ta tërheqin pas vetes atë që pëlqejnë.
LUANI– Ditë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bëni në çdo moment atë që do ndieni. Perspektivat financiare nuk duken aspak të mira, prandaj do bëni mirë të tregoheni shumë të matur me çdo shpenzim.
VIRGJËRESHA– Ditë shumë e mirë do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjatë gjithë kohës do ndiheni për mrekulli me partnerin dhe madje do merrni edhe surpriza prej tij. Sot nuk do jete dita e tyre më me fat.
PESHORJA– Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabim të flirtoni me persona të tjerë sepse do keni probleme serioze me partnerin. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë që mbizotëron. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u normalizuar.
AKREPI- Ditë e bekuar nga yjet ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në çdo moment do ndiheni më së miri pranë partnerit dhe kënaqësitë do jetë të paimagjinueshme. Në planin financiar do ndiqni disa strategji strikte dhe gjendja do fillojë të ketë përmirësimet e para.
SHIGJETARI– Mundohuni ta largoni sa më shpejt rutinën nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite sepse ajo mund të bëhet shkatërruese më vonë. Jupiteri do ju ndihmojë që t’i përmirësoni dalëngadalë të ardhurat dhe mund të bëni shpejt edhe disa investime.
BRICJAPI– Ju të dashuruarit nuk do toleroni aspak dhe në shumë momente do keni debate e konflikte me partnerin. Beqarët nga ana tjetër do ndihen me gati se kurrë për ta kërkuar dashurinë. Mendoni më shumë për të ardhmen.
UJORI– Do i shprehni pafund ndjenjat që keni ndaj partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë të kuptojë sa shumë doni. Pas mesditës, marrëdhënia mes jush do fillojë të ngrohet. Në planin financiar keni për të pasur probleme.
PESHQIT– Sot do bëni të pamundurën ju të dashuruarit që të shmangni debatet dhe konfliktet në jetën tuaj në çift. Durimi, qetësia dhe pozitivizmi do ju bëjnë të ecni përpara. Financat nuk kanë për të qenë shumë të mira./btvnews.al