Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka komentuar këtë të mërkurë garën për kreun e ri të SPAK. Në një postim në mediat sociale, Kim bën me dije se javët e fundit është takuar me çdo anëtar të KLP-së.
Diplomatja shprehet se procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK nuk duhet të ndikohet nga ata që duan të manipulojnë hetimet. Sipas saj, prokurorët dhe gjyqtarët duhet t’i trajtojnë të gjithë të barabartë përpara ligjit.
“Gjatë javës së fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një kreu të ri të SPAK, i cili do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa frikë apo favore.
Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes të kufizojnë ose manipulojnë hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët e gjyqtarët duhet t’i trajtojnë të gjithë si të barabartë para ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.
Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE; është kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes për SPAK për t’u siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”, u shpreh ajo.
Për kreun e ri të SPAK janë në garë tre prokurorët Adnan Xholi, Edvin Kondili e Altin Dumani./btvnews.al
1/4 Over the last week, we have met with every member of the High Prosecutorial Council (HPC) to underscore the importance of selecting a new chief of SPAK who – without fear or favor – will intensify the fight against corruption & organized crime.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 14, 2022