E hënë, 25 Nëntor, 2024

Humbi njeriun e afërt, çfarë do të ndodhë me Getinjon dhe qëndrimin e tij në “BBV?”

Qëndrimi i reperit Getinjo në “Big Brother VIP Kosova” mund të jetë në pikëpyetje, për shkak të vdekjes së një të afërmi.

Reperi Gramoz Aliu, i njohur nga të gjithë si Mozzik, përmes një postimi prekës në Instastory, ka lajmëruar se daja i tij ka ndërruar jetë.

“O dajë të gjitha mi mësove vetëm si t’ja bëj pa ty harrove të ma mësosh! Shpirtin na e dogje o daja im më i miri. Të Allahut jemi dhe te Allahu do kethehemi! Sot ka ndërruar jetë daja im, vëllai i nënës Burim Hetemi. Të dua dajë shumë, do më mungosh shumë”– thuhet në postimin e Mozzik.

Por çfarë ndodh me Getinjon? Bazuar te formati i programit, banorët nuk duhet të informohen për ndodhitë e jashtme. Detajet specifike të kontratës janë konfidenciale, megjithatë, sipas gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung, konkurrentët informohen vetëm në rastet kur ka ndërruar jetë një familjar ose mik.

Në rast se Getinjo informohet për vdekjen e dajës, ndoshta mund të marrë vendimin që të lërë shtëpinë.

Ai u bë pjesë prej dy javësh tashmë, e “Big Brother Vip Kosova”, ku nuk ka asnjë kontakt me botën jashtë. Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të vërë në dijeni Getinjon për humbjen e personit të shtrenjtë.

Përveç fansave të tij, Getinjo po merr mbështetje të madhe edhe nga vëllai i tij Mozzik (Gramoz Aliu), i cili nuk i ka kursyer postimet mbështetëse për vëllain e tij në rrjetet sociale.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit